Pres fitore në raundin e dytë! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Presidenti aktual Stevo Pendarovski njëherit edhe kandidati për President nga rradhët e LSDM-së fushatën presidenciale e nisi me hapjen e shtabit zgjedhor në Shkup. Pendarovski i bindur se do kalojë në raundin e dytë dhe do t`i fitojë zgjedhjet.

Me tubimin qendror në Prilep, sonte fillon karvani zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski.

Ai bëri të ditur se deri në fund të rrethit të parë do të vizitojnë 65 vendbanime, në të gjitha njësitë zgjedhore dhe komunat në Maqedoni.

“Pres që në raundin e parë votat të ndahen në disa parti dhe nuk pres që dikush të ketë shanse të fitojë që në raundin e parë, por pres që të kaloj në rrethin e dytë dhe të shkojë deri në fund. Presim që të kemi takime me mijëra qytetarë dhe t’u prezantojmë se cila është oferta ime për pesë vitet e ardhshme” – tha Stevo Pendarovski.

Për Pendarovskin, këto zgjedhje janë me më së shumë kandidat deri tani në historinë e Maqedonisë, duke rikujtuar se në vitin 1999 ka pasur gjashtë kandidatë për president. /tvklan.mk/

You may also like