Petliçkovski: Ende nuk ka rezultate për pacientin nga Kërcova nëse është pozitiv apo negativ me linë e majmunit

by admin
Spread the love




Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski tha se popullata nuk duhet të ketë panik në lidhje me linë e majmunëve ngase sipas tij, kjo sëmundje nuk është një kovid i ri.
Ai tha se nuk presin ndonjë zhvillim dramatik dhe zgjerim të kësaj sëmundje.
“Nga dy rastet, njëri është testuar dhe rezultati është negativ, ndërsa nga ai i dyti nga Kërçova ende nuk kemi rezultat. Shpresojmë se deri në fund të javës do të kemi rezultat nga ai testim”, tha Petliçkovski, raporton SHENJA.
Sipas tij kjo sëmundje nuk përhapet shpejtë dhe se rastet mund të izolohen. /SHENJA/


You may also like