Petkoviq: U hap rruga për bisedime për formimin e Asociacionit, nuk e dorëzuam Valaçin

by admin
Spread the love

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel u dakorduan për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq i cili tha se në takimin e sotëm në Bruksel janë pajtuar për shumë çështje me palën kosovare.

Ai tha se pas kësaj marrëveshjeje u hap rruga për bisedime për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton Klankosova.tv.

“Duke pasur parasysh se Prishtina refuzoi të diskutonte për energjinë dhe pjesë të rëndësishme të marrëveshjes për vite me radhë, jo vetëm që e detyruam Prishtinën të bisedonte, por u pajtuam edhe për shumë çështje të rëndësishme për jetën e popullit tonë në veri të Kosovës”, tha Petkoviq.

Sipas tij, kompania Elektrosever do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme, Elektrosever-it iu dha mundësia që të ofrojë shërbime të distribucionit, është e rëndësishme dhe gjatë gjithë këtyre takimeve në Bruksel, Prishtina ka refuzuar ta ofrojë”, tha Petkoviq, shkruan Kosovonline, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne nuk e kemi dorëzuar Valaçin, kjo është e përjashtuar nga marrëveshja, as që kemi prekur çështjen e pronës. Është shumë e rëndësishme që njerëzit tanë ta dinë këtë. Kjo do të diskutohet vetëm në kuadër të dialogut”, tha Petkoviq.

You may also like