Për 24 orë në territorin e RMV-së dënohen 30 motoçiklistë, parkingu i policisë mbushet me motoçikleta! – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se në 24 orët e fundit janë dënuar 30 motoçiklistë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut/

“Prej tyre, nëntë vozitës kanë drejtuar motoçikletë pa patentë shofer, respektivisht pa vërtetim që kanë kaluar provimin për shofer, një motoçikletë ka qenë e paregjistruar, 19 masa janë marrë për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse dhe një motoçikletë është konfiskuar përkohësisht për shkak të defektit teknik si dhe mosvazhdimit të lejes së trafikut më për shumë se gjashtë muaj. Numri më i madh i sanksioneve janë shqiptuar në territorin e SPB-Kumanovë – 9, pastaj në territorin e SPB-Veles – 7, SPB-Tetovë- 5…”, shtojnë mes tjerash nga MPB.

You may also like