Pas ultimatumit të Tabakut në Kuvend, ironizon Belinda Balluku: Të humb memoria në 8 vite opozitë

by admin
Spread the love

Në seancën e sotme parlamentare është diskutuar marrëveshja me KE për asistencën financiare, ku deputetja Jorida Tabaku u shprehur se qeveria ka ndryshuar struktuarën e menaxhimit të fondeve duke ndryshuar në katër vite 8 herë kordinatorin e IPA-s, që sipas Tabakut ka sjellë problem në përthithjen e fondeve IPA.

Gjithashtu ajo theksoi se qeveria ka aftësi të ulët për të përthithur fonde të BE dhe kjo mundësi nuk duhet të humbur.

Deklaratës së Tabakut i është përgjigjur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ka ironizuar deklaratat e Tabakut duke u shprehur se ka humbur memorin institucionale.

“Padyshim ky është një projektligj i rëndësishmë po për të mos u zgajtur unë do përgjigjesha parafolëse për disa gjëra. 8 vite në opozitë, të humb memoria insitucionale. Ne nuk i kemi barazuar memorien institucionale te një individ i caktuar pasi kemi bashkëpunuar në grup”, u shpreh Belinda Balluku.

You may also like