Nuk ka më dilema për portën, PSG vendos kush do jetë titullar

by admin
Spread the love

Sipas “L’Equipe”, PSG e ka vendosur se kujt do ti besojë portën për të ardhmen: klubi francez ka vendosur që të vazhdojë me Donnarumman titullar sezonin e ri.

Si rrjedhojë Keylor Navas është i destinuar që të dalë në shitje në merkaton e verës. Parisienët kanë disa portierë në organikë, sepse përveç Donnarumma dhe Navas zotërojnë edhe kartonët e Sergio Rico, Marcin Bulka dhe Areola.

Pritet që të ketë ndryshime të mëdha në kampin e skuadrës franceze, pasi në diskutim janë edhe trajneri dhe drejtori sportiv.

“L’Equipe” shkruan se zgjedhja ka qenë logjike. Donnarumma është 23 vjeç, ndërsa Navas 35 vjeç. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like