Në Strugë, konferencë ndërkombëtare kushtuar dimensionit ekonomik dhe mjedisor të OSBE-së

by admin
Spread the love

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në Strugë sot do të mbahet konferenca ndërkombëtare kushtuar dimensionit ekonomik dhe mjedisor të Organizatës, si një nga seritë e konferencave ndërkombëtare të planifikuara të mbahen deri në fund të vitit.

Siç njofton MPJ-ja, konferenca do të mbahet gjatë agresionit brutal të Rusisë kundër Ukrainës, i cili, përveç që është një shkelje e drejtpërdrejtë e vlerave dhe parimeve themelore të Organizatës, shkakton njëkohësisht pasoja shkatërruese ekonomike si dhe fatkeqësi mjedisore, gjë që është veçanërisht e dukshme nga sulmi i fundit në digën e Kahovkës.

Duke pasur parasyshë reflektimet e krizës aktuale të sigurisë në zonën e OSBE-së në rrjedhat ekonomike globale, konferenca do të fokusohet gjithashtu në gjetjen e përgjigjeve për sfidat e vështira të ndryshimeve klimatike, forcimin e rezistencës së infrastrukturës energjetike ndaj fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga njeriu, përfshirë sigurimin e tranzicionit të qëndrueshëm energjetik, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Maqedonia e Veriut edhe përmes kësaj konference gjithashtu kontribuon në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, si pjesë thelbësore e konceptit të OSBE-së për sigurinë gjithëpërfshirëse.

Në këtë kontekst, në konferencë do të debatohet edhe lufta kundër korrupsionit, si një nga prioritetet e Presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Konferencën do ta hapë kudhëheqësi i OSBE-së, shefi i diplomacisë Bujar Osmani, do të mbajnë fjalim edhe zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, si dhe zëvendëskryeministri për Energji i Ukrainës, Jarosllav Demçenkov.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like