MV – Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar merr mandatin për formimin e qeverisë teknike

by admin
Spread the love

TIRANE, 26 janar /ATSH/ – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi sot mandatin Talat Xhaferit për krijimin e qeverisë teknike, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare, sipas VOX.

Gjatë pranimit të mandatit, Xhaferi tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ai po ashtu theksoi se edhe në postin e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.

Përfaqësuesi teknik do të dorëzojë nesër në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike kanë shpallur propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e pasigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like