​Ministri turk i Financave: Ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.5% në vitin 2023

by admin
Spread the love

Pavarësisht të gjitha problemeve financiare globale, ekonomia turke pritet të rritet me 4,5% këtë vit, tha të enjten ministri i Financave dhe Thesarit i Turqisë, Mehmet Simsek.

Simsek premtoi se autoritetet do të vazhdojnë të marrin masa për të shtrënguar politikën monetare.

Masat e marra mbi politikën monetare dhe fiskale, të kombinuara me uljen e pasigurisë politike pas zgjedhjeve, kanë filluar të kenë një ndikim pozitiv në perspektivën e ekonomisë turke, sqaroi Simsek në një takim të Shoqatës së Bankierëve të Turqisë në Stamboll.

Politika jonë do të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare”, tha ai. “Ne po i formësojmë politikat tona monetare, fiskale dhe kreditore në atë mënyrë që të sigurojmë arritjen e objektivave tona”, shtoi ai, duke thënë se Ministria e tij do të vazhdojë të thjeshtojë dhe shtrëngojë politikën monetare.

Simsek theksoi se përparësia afatshkurtër e qeverisë është vendosja e stabilitetit financiar dhe rritja e parashikueshmërisë.


Top Channel

You may also like