Laporta: Mbaj përgjegjësi për tifozët gjermanë, do ndryshojë shitja e biletave

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “TV3”, presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka folur sërish për praninë e rreth 30 mijë tifozëve të Eintracht Frankfurt në “Camp Nou” dje në mbrëmje dhe ka njoftuar një masë shtrënguese në shitjen e biletave duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

“Biletat për kompeticionet ndërkombëtare që Barcelona do të luajë në ‘Camp Nou’ do të jenë të personalizuara, me emër, që nga sezoni i ardhshëm.

Kishim nxjerrë në shitje të kufizuar 34440 bileta, që nuk mund të bliheshin nga IP gjermane dhe as me karta krediti të këtij vendi. Nuk kishte mundësi që tifozët gjerman të blinin kaq shumë bileta.

Por i ka blerë dikush tjetër që më pas i ka çuar në Gjermani. Mbaj përgjegjësi për këtë dhe po punojmë që të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Laporta. / Oversport.tv

Foto: Eintracht Frankfurt Twitter

You may also like