Kosova 15 vjet shtet, Kasami në pritjen e organizuar nga presidentja Osmani

by admin
Spread the love





Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Thellësisht i nderuar që bashkë me sekretarin gjeneral të Lëvizjes BESA Abdush Demirin, të marr pjesë në pritjen e organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ky përvjetor shënon 15 vjet përpjekje në drejtim të shtetndërtimit të Kosovës. Ky përvjetor është festë dinjteti dhe lirie për gjithë shqiptarët dhe moment kujtese për të gjithë ata që sakrifikuan në rrugën e dhimbshme të lirisë dhe pavarësisë.
Pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt historik, një realitet ndërkombëtar i pakontestueshëm.
Festa e pavarësisë mbetet festë lirie dhe shtetndërtimi, ekzistencë e përhershme dhe përpjekje e vazhdueshme për ta përforcuar shtetndërtimin në frymën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve të Kosovës. Urime pavarësinë Kosovë”, theksoi Kasami.(INA)







Artikulli paraprakRama për Kurtin: Qasjen ndaj Serbisë e kemi të ndryshme
Artikulli tjetërDjali i Thaçit: Jemi krenar që babai është themelues i shtetit




You may also like