KIEV- Të paktën 22 të vdekur në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Chaplyne

by admin
Spread the love

KIEV, 25, gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se të paktën 22 persona vdiqën në sulmin me raketa ruse në stacionin hekurudhor Chaplyne në rajonin Dnipropetrovsk.

‘’Rreth pesëdhjetë janë të plagosur’’, citohet në gazetën Ukrainska Pravda.

“I tmerruar nga sulmi me raketa në stacionin që vrau dhe plagosi shumë civilë në ditën e pavarësisë së Ukrainës”, deklaroi  presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në Twitter.

“Mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave. Krimet e luftës nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, theksoi ai.    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakIhsan bej Toptani, një nga organizuesit e Mbledhjes së Mukjes

You may also like