Kështu britanikët zhgënjyen afganët – Shqip

by admin
Spread the love

Plani i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar mbështetje për familjet afgane që ikin nga sundimi taliban ka “dështuar” për këto familje, sipas një studimi të publikuar në përvjetorin e dytë të rënies së Kabulit.

Sipas portalit Politico, në vitin 2021 Britania e Madhe nisi programe ndihme për afganët që bashkëpunuan ngushtë me qeverinë britanike, si dhe për ata që konsideroheshin veçanërisht të prekshëm kur talebanët rifituan kontrollin e vendit.

Një raport nga qendra kërkimore “More in Common” zbuloi se afërsisht 9,000 njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, ishin ende të ngecur në strehim të përkohshëm në hotel “me sa duket të papërshtatshëm” që nga marsi 2023.

“Të kesh familje të mbërthyera në akomodime të ngushta pa derën e tyre hyrëse ose lirinë e lëvizjes, një vit e gjysmë pas evakuimit fillestar nga Kabuli, është një e metë qendrore në programin e mirëseardhjes”, thuhet në raport.

Ministri i Çështjeve të Veteranëve, Johnny Mercer, i cili shërbeu me Ushtrinë Britanike në Afganistan, tha më herët se hotelet “nuk janë strehim afatgjatë për afganët dhe familjet e tyre”.

Ai shtoi se “është shumë e qartë se çfarë u detyrohemi këtyre njerëzve nga perspektiva personale”.

“Unë premtoj në emër të qeverisë se si do ta rregullojmë dhe se do t’jua japim atë që u kemi borxh”, tha ministri Mercer.

Kujtojmë se ngjashmërisht, qindra afganë u morrën nga Shqipëria, duke u strehuar  dhe ata në hotele buzë plazheve të njohura të vendit.

Deri më tani nuk ka patur ankesa prej tyre, por fakt është që ëndërrojnë Amerikën më shuma se sa të qëndrojnë në Shqipëri. /tesheshi.com/

 

You may also like