ITALI – Parlamenti miraton ndihmë shtesë për Ukrainën ​

by admin
Spread the love



ROMË, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Dhoma Italiane e Deputetëve, ka hapur rrugën për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën me një shumicë të theksuar votuese.

218 deputetë votuan pro lejimit të qeverisë së krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni për të furnizuar Kievin me mallra dhe pajisje shtesë për luftën kundër Rusisë, ndërsa 42 votuan kundër.

Frika se Italia anëtare e NATO-s nuk do të ishte një aleate e besueshme e Ukrainës nën udhëheqjen e Melonit nuk janë konfirmuar.

Qeveria e saj e koalicionit tripartiak mori pushtetin në tetor 2022.

Pro dekretit votuan edhe deputetët e ‘’Lega Nord’’ të Matteo Salvinit.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga Ukraina. Ne nuk do të lejojmë autokracitë të shkatërrojnë të ardhmen tonë’’, theksoi deputeti i Legës Paolo Formentini.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të gjetur një zgjidhje në tryezën e bisedimeve.

Lideri i Ligës Salvini ka kultivuar prej kohësh marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSindikata e Fermerëve, protestë para Ministrisë së Bujqësisë


You may also like