Ish-trajneri i Interit shkarkohet edhe nga drejtuesit e Al Jaziras

by admin
Spread the love

Frank De Boer nuk është më trajner i Al-Jaziras. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideron trajnerin holandez përgjegjës për paraqitjet e dobëta në javët e fundit.

Pika që mbushi kupën ishte humbja në Kupë kundër Al-Wahdas.

“Duke patë paraqitjet dhe rezultat e fundit, bordi i drejtorëve të Al Jaziras ka vendosur të shkarkojë Frank De Boer me efekt të menjëhershëm”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Në kampionat, Al-Jazira e vendit të shtatë humbi 5-1 ndaj Ajman Club të premten. De Boer, i cili pasoi Marcel Keizer në verë, u shkarkua pas vetëm 13 javësh.

Pas largimit të tij nga Ajaxi (2016), trajneri u shkarkua nga Interi, Crystal Palace, Atlanta United dhe kombëtarja holandeze./ Super Sport


Top Channel

You may also like