Inter-Juventus/ Sot në Digitalb, superkupa e Italisë

by admin
Spread the love

Sot në mbrëmje në “San Siro” do të luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit për trofeun e parë të sezonit 2021/2022. Dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas fitoreve në kampionat në fundjavë, me bardhezinjtë që ditën të përmbysnin disavantazhin me Romën nga 1-3 në 4-3.

Interi në këtë kampionat ka fituar 9 ndeshje pa pësuar gol duke imponuar superioritetin e tij skuadrave të tjera të futbollit italiane. Skuadra e Simone Inzaghit është i shkëputur në serie A nga Juventusi me 11 pikë, që mund të shkojë në 14 pikë duke qenë se zikaltrit kanë ndeshjen me Bolognan për të zhvilluar.

Zikaltrit shihen si favorite në letër për të fituar trofeun e Superkupës edhe për një fakt tjetër, Juventus vjen në këtë përballje me disa mungesa; Szczesny për zgjedhje të Allegrit, Cuadrado e De Ligt të skualifikuar, Chiesa e Danilo të dëmtuar, ndërsa Bonucci e Dybala do të nisin sfidën nga stoli. Kështu për Juventusin në fushë pritet të jenë Kulusevski në treshen sulmuese me Moratën dhe Bernardeschi. Në mesfushë Rabiot duket në avantazh ndaj Arthur dhe në mbrojtje do të jetë Alex Sandro.

Sa i përket Interi, Calhanoglu kthehet në mesfushë pas skualifimit dhe me të do të jenë Barella e Brozovic. Në krahun e djathtë është konfirmuar Dumfries, me Darmian që është gati të hyjë gjatë lojës, ndërsa në sulm Dzeko duket në avantazh ndaj Sanchez.

Superkupa e Italisë pritet të luhet në një mot shumë të ftohtë në Milano ku në stadium tifozët nuk do të plotësojnë as 50% të kapacitetit pasi pritet të jenë rreth 25 mijë persona të pranishëm. Këtë ndeshje do të keni mundësinë ta diqni drejtpërdrejtë në Digitalb.


Top Channel

You may also like