Gazetari Naser Pajaziti: Alo, alo Tirana, a po dëgjohemi ?!

by admin
Spread the love

“Ballkani i hapur” dhe spastrimi heshturazi i Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës!

#EdiRama, a e ke pyetur mikun tënd Vuçiq pse po zhbihen shqiptarët e Medvegjës dhe zbrazja e vazhdueshme e Bujanocit e Preshevës?!
Aleksandar Vuçiqi me gjuhën e diplomacisë dhelparake serbe edhe sot në mes të kryeqendrës shqiptare shiti ‘vlera’ demokracie dhe paqeje, me gojën plotë liri, lëvizje të njerëzve e dokrra tjera.
Por, Edi Rama a e ka pyetur ‘jaranin’ e tij serb se përse po ndodhë shlyerja nga faqja e dheut të shqiptarëve në Medvegjë?!
Mbi 4 mijë shqiptarë të këtij vendbanimi janë shlyer dhe po shlyhen nga regjistrat amë, u janë pasivizuar adresat dhe pronat e tyre, gjithë kjo vazhdimësi e politikave hegjemoniste dhe çubrilluviçiane. Mijëra të rinj çdo ditë po braktisin Preshevën dhe Bujanocin, duke mos patur një shpresë jete në vendlindjen e tyre.
Pse heshtet dhe nuk kërkohet llogari për këtë spastrim të heshtur etnik.

#EdiRama PSE po heshtë?!

Janë thirrjet e vazhdueshme të veprimtarit dhe asambleistit të Medvegjës Muharrem Salihu, reagimet dhe denoncimet e spektrit politik dhe shoqërisë civile në tri komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, faktet dhe dëshmitë e Sonja Biserkos në adresë të Tiranës zyrtare, Prishtinës zyrtare dhe dhjetëra institucioneve ndërkombëtare.
Por, për çudi, Edi Rama nuk ka një përgjigje!
Përpos kësaj, ai i ka krijuar këtë komoditet miku të tij serb, duke e goditur me thikë pas shpine edhe shtetin e Kosovës, në emër të politikave të mashtrimit tradicional serb.

You may also like