FOKUS – Zelensky telefonon Biden, Johnson dhe Scholz pas vendimit të Putin për Donbasin dhe Luhanskun 

by admin
Spread the love



KIEV, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden për “ngjarjet e orëve të fundit” dhe se është planifikuar gjithashtu një bisedë me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Zelensky shkroi në Twitter se do të thërriste një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore.

Zelensky më herët bisedoi edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Gjermania akuzon Rusinë për shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar


You may also like