FOKUS – Mbi 164 000 fëmijë janë evakuar nga Donetsku

by admin
Spread the love

KIEV, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Më shumë se 164 000 fëmijë janë zhvendosur nga rajoni i Donetskut, në Ukrainën lindore, në rajone më të sigurta që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, deklaroi kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Vadym Filashkin.

“Gjatë evakuimit, autoritetet në të gjitha nivelet, së bashku me grupet vullnetare dhe individët, evakuan me sukses më shumë se 1,3 milion civilë, përfshirë 164 000 fëmijë dhe 42 000 persona me aftësi të kufizuara”, theksoi guvernatori.

Sipas Filashkin, aktualisht më shumë se 70 000 civilë banojnë në komunitetet e vijës së parë pranë armiqësive.

Filashkin kujtoi më pas se që nga 24 shkurt 2022, më shumë se 1,9 milionë njerëz jetonin në rajonin e Donetskut, ndërsa sot afërsisht 523 600./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like