Efikasiteti i kënaqshëm në xhiron e 25-të – Shqip

by admin
Spread the love

Me katër ndeshjet e zhvilluara sot u kompletua java e 25-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Skuadrat vendase ishin më të mire tre takime, ndërsa fitoren e vetme për mysafirët e shënoi Makedonija Gj.P në transfertë me Gostivarin, janë shënuar gjithësejt 17 gola apo diçka më tepër se katër gola mesatarisht për çdo ndeshje duke numëruar edhe pesë golat nga ndeshjet e djeshme , java e 25-të mund të konsiderohet mjaftë efikase

Derbi mes dy skuadrave shqiptare Struga Trim Lum – Voska Sport përfundoi me rezultatin e sigurt pë ekipin kampion në fuqi . Autor të golave për vendasit ishi Besart Ibraimi 2 gola dhe Upka një, ndërsa golin e nderit për ekipin mysafiri e realizoi Marushiq . Skuadra e Shpëtim Duros me tre pikët e sotme ka 54 pikë dhe e vetmuar kryeson tabelën

Shkëndija në stadiumin buzë Sharrit në Tetovë fundosi Bregallnicën duke e mundur 4-1. Autor të golave ishin Vane Kërstevski (6’), Fiton Ademi (17’), Adenis Shala (55’) dhe Almir Aganspahiq (89’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi tetovari Remzifaik Selmani (73’) M tre pikët e sotme kuqezinjtë mbeten në garën pë r titull me 48 pikë, ndërsa Bregallnica mbetet në pozitën e fundit të tabelës

Skuadra e Gostivarit totalisht ka zhgënjyer tifozët vendas duke pësuar nga Makedonija Gj.P me rezultatin e thellë 1-4, ndërsa AP Brera mori fitore me përmbysje përballë Rabotniçkit në Strumicë me rezultat 2:1.

Në dy ndeshjet e djeshme Shkupi mundi Vardari 3-0, ndërsa Tikveshi barazoi me Sileksin 1-1.

Rezultatet e javës së 25-të: Shkëndija – Bregallnica 4-1, Struga Trim Lum – Voska Sport 3-1, Gostivari – Makedonija Gj.P 1-4, AP Brera – Rabotniçki 2-1

Tabela: 1.Struga Trim Lum 54 pikë, 2.Shkupi 51, 3.Shkëndija 45, 4.Sileksi 36, 5.Tikveshi 33, 6.Gostivari 32, 7.AP Brera 30, 8.Rabotniçki 27, 9.Voska Sport 27, 10.Vardari 26, 11.Makedonija Gj.P 24, 12.Bregallnica 22 pikë.

You may also like