Dërgohet në mbajtje polici që ia mori 50 euro qytetarit për t’ia kthyer librezën e qarkullimit

by admin
Spread the love

Është dërguar në mbajtje një polic në Prishtinë, pasi i njëjti ia ka marrë 50 euro një qytetari, për t’ia kthyer librezën e qarkullimit.

Ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci”.

“Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative  është  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove)  nga një i dyshuar  (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor  me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit)  në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit, intervistimin e personave të  involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 orë me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”  është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt”, thuhet tutje në komunikatë.

You may also like