DASH: Escobar shpreson për diskutime produktive në Shkup

by admin
Spread the love

Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me krerët shtetëror gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, tha shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqqedonase, kur u pyet për të komentuar reagimin e opozitës, përpara vizitës së Escobar për në Shkup.
“Escobar po udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar të forcojë partneritetin tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s.

Ai shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Departamenti i Shtetit.
Dje u njoftua se Escobar përveç krerët shtetëror sot do të takojë edhe liderin e opozitë, Hristijan Mickoski.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara sidomos pas mos miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese për shkak të mungesës së votave të 80 deputetëve. Në maj zyrtari i lartë amerikan në një intervistë porositi që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mbështetet rruga evropiane e vendit. Sipas Escobar mbështetja e tillë është për vendin dhe jo për pushtetin aktual.

MARKETING




You may also like