Chelsea e kërkon me ngulm, Fofana “tërbohet” me drejtuesit e Leicester

by admin
Spread the love

Wesley Fofana është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato.

Chelsea e kërkon me ngulm 21-vjeçarin, ndërsa ky i fundit është maksimalisht i irrituar me drejtuesit e Leicester.

Drejtuesit e klubit kërkojnë më shumë se 80 milionë euro, ndërsa Chelsea pak nga pak po heq dorë nga mbrojtësi për shkak të çmimit të tij.

Sipas medieve britanike, pas një bisede të francezit me drejtuesit e “dhelprave” është shprehur i pakënaqur, duke i bërë me dije klubit se po i shkatërron ëndrrën për të luajtur me “Blutë” e Londrës.

Lojtari është tërbuar me idenë që Leicester po kërkon më shumë se transferimi i Maguire dhe po insiston të transferohet në Londër.


Top Channel

You may also like