Çfarë e revoltoi Presidentin? Meta del me thirrjen e fortë ndaj Policisë: Hiqni dorë nga shantazhi

by admin
Spread the love

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dënuar shoqërimin e gazetarit Bledian Marku, i cili protestoi pasditen e sotme kundër shembjes së banesës së tij në zonën e Laprakës. Pas shoqërimit, Meta ka lëshuar një mesazh për Policinë e Shtetit, duke kërkuar lirimin e gazetarit, duke hequr kështu dorë nga presioni mbi qytetarët.

“U informova nga avokatja Adriana Kalaja për ndalimin në komisariat, pa një shkak ligjor, të gazetarit të njohur, Bledi Marku. Duke dënuar me forcë këtë akt të papranueshëm, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos ndaj lirisë dhe pavarësisë së media, i bëj thirrje Policisë së Shtetit për lirimin e tij të menjëhershëm dhe heqjen dorë nga shantazi ndaj gazetarëve, që meriton një përgjigje të qartë ligjore,“-shkruan Meta në postimin e tij.

You may also like