Bexheti: Situata nuk është ashtu siç e prezanton Artani me vizatime 3D

by admin
Spread the love





Të pakënaqurit në BDI realizuan takim sot në Hasanbeg të Shkupit ku vazhduan të kërkojnë ndryshime në parti dhe llogari nga ministrat e kësaj partie në qeveri. Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti në fjalimin e tij theksoi se situata në vend nuk është ashtu siç, sipas tij, e paraqet zëvendëskryeministri Grubi me propagandën e tij.

“Kërkojmë llogari pasi në mungesë të organeve partiake për tre vite, pa kryesi të partisë ministrat me shumë të drejtë nga shumëkush u llogaritën si uzurpatorë të vendimmarrjes, politikëbërjes, resurseve njerëzore dhe ja ku jemi sot ku me gjith[ këtë pushtet, jemi në pozita shumë të dobëta”, tha mes tjerash Bexheti në Hasanbeg.

Ky ekzekutiv i BDI-së sipas Bexhetit është i paaftë dhe prandaj duhet të lirojnë rrugë për forca të reja./KlanMacedonia







Artikulli paraprakHovenieri shtron darkë falënderuese për pjesëmarrësit e takimit për asociacionin




You may also like