Berisha non-grata nga Mbretëria e Bashkuar, deklarata e fortë e Palokës

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për shpalljen non-grata të kreut të PD-së, Sali Berisha. Paloka tha se kjo nuk ndryshon asgjë, shqiptarët e kanë zgjedhur Berishën kryetar të PD.

PJESË NGA INTERVISTA:

Berisha Non-grata nga Mbretëria e Bashkuar?

Paloka: Berisha i bëri komentet e veta dhe për mua nuk ka asnjë ndryshim deri dje. Jemi në të njëjtat pozita. Ka një marrëveshje mes SHBA-së , Britanisë, Kanadasë, Suedisë dhe Zelandës së Re mos gaboj që për akte të tilla, kanë një marrëveshje që ndërmarrin të njëjtat akte. Mos të na duhet habi kur nesër të dalë Kanadaja, apo Zelanda e Re. Do t’i duhet të mos shkojë edhe në Britani tani kjo është rëndesë, por për pozicion politik nuk ndryshon asgjë”, tha Paloka, duke shtuar: Them të njëjtën gjë kur u shpall non-grata nga SHBA. Shqiptarët e kanë dhënë vendimin e tyre lidhur me këtë çështje. E dhanë në 11 dhjetor, në 6 mars dhe 7 korrik. Brenda Shqipërisë nuk ndryshon asgjë. Sa i përket Ramës dhe qeverisë, Ramën e kemi dëgjuar që ta deklarojë haptazi që opozita të shkrihet. E ka thënë; kjo opozitë duhet ë ishte shkrirë me kohë. janë duke i dhënë një dorë dhe këto akte. S’ka ndryshuar asgjë. E kam pasur bindje apo 9 shtatorit që akti që u ndërmor për Berishën, është i sponsorizuar, i lobuar, nga njerëz që mbajnë në pushtet Edi Ramën, si Sorosi. Ambasadorja psh, amerikane, se thonë si po sulmoni ju ambasadoren. Ajo nuk doli kundër PD pasi u shpall non-grata Berisha. ajo ka qenë në krah të qeverisë dhe pro Ramës. Ua kam thënë zotit Basha; ‘vëri fre, vëri kufij ambasadores së SHBA-ve. Vendosi kufirin’. S’mund të ndërhyjë ambasadorja në kufijtë e brendshëm të një partie. Ore duam që të kemi kryetarin non-grata, kush je ti që ndërhyn. Po e kaloj në cinizëm tani. Kush je ti? E dimë se është çështjes e DASH. Edhe ta njoftosh ndoshta se ke detyrim. Kush je ti që i thua grupit parlamentar të PD që mos e zgjidhni, përkushtoheni Sali Berishën. Edhe pasi i kaloi kjo ambasadore limitet, njerëzit e treguan veten. Nuk them se është një gjë normale. Ndoshta na del Zelanda e Re, apo Kanadaja që e shpallin non-grata.

Kur bën një akt me vetëdije të plotë nuk mbaj më komunikim , në do mendoja që Alibeaj apo Basha po gabonin dhe po e bënin me bindje lojën. Kam pasur komunikim deri në atë moment që pashë se Alibeaj po vazhdonte misionin duke i shërbyer Edi Ramës. Nuk kam më komunikim. Për të gjithë të tjerët, që nuk kanë lidhje me politikën, nuk e di pse kanë ardhur aty, Basha duhet të pyetet për këtë. Duhet t’i përgjigjen elektoratit që i ka zgjedhur. Nuk mund të jetosh në një realitet të fantazuar prej teje. Realiteti është që P është bashkë, dhe armiku ynë sot është Edi Rama dhe kushdo që do të largohet ky armik i bashkohet PD dhe të tjerët që duan ta mbajnë të përçarë nuk kanë asnjë lidhje. Mund të dalë Rama nesër të thotë unë po hedh në Gjykatë PD. Gjithë kjo lojë dhe fakti që po e zvarrit se Rama po kontrollon drejtësinë sot. Gjithë loja po bëhet vetëm për Ramën, a ka keqardhje që ndokënd dhe që doni t’i bashkohet PD në drejtimin e Berishës?

Paloka: E shoh që janë me vetëdije në atë lojë, nuk është se kanë ngatërruar rrugë. Basha po të më kishte dëgjuar mua para 8 janarit, sot do ishe jo vetëm aktiv në politikë, por mund të konkurronte për kryeministër, por është folur edhe për interesa financiare, unë nuk i hyj asaj pjesë…Pra e gjithë veprimtaria e tyre është e qartë. Duke mbajtur të përçarë grupin parlamentar, duke hedhur në gjyq Kuvendin e PD. Po e bëjnë me vetëdije të plotë. Duke e çuar vendimin në gjykatë, tek Rama i thonë Ramës vendos t’i.

You may also like