Batatina flet nga Antalia, atje ku ra borë pas 29 vitesh: Nëse moti në Turqi vazhdon kështu shpresoj të shtyhen ndeshjet e Kupës

by admin
Spread the love

Në jug të Turqisë, në plazhet e qytetit turistik të Antalias ka rënë borë për herë të parë në 29 vjet.

Dhe, dëshmitarë të këtij “kurioziteti” ishin disa nga ekipet e Superligës së Kosovës, përfshirë dhe klubin e Llapit, që po gjenden atje për t’i kryer stërvitjet para stinorit pranveror.

Në një prononcim për Insporti, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka treguar se si po shkojnë ushtrimet dhe sa ndikoi rënia e borës.

Stërvitjet po shkojnë jashtëzakonisht mirë dhe jam shumë i kënaqur me ecurinë e punës dhe formën e skuadrës. Ne nuk na ka pengu bora fare, sepse seancën e paraditës e kemi mbajtur në fitness dhe në pishiunë, ku kemi apliku stërvjetet të forcës dhe pastaj të rikuperimit dhe pasdite kemi stërvitur në fushë normale sepse bora ka qëndru në Antali vetëm për 3 orë dhe pastaj nuk është dukur fare dhe ne kemi vazhduar me trejning deri në oret e vona ku temperaturat ishin të mira” – tha Batatina për Insportin.

Stuhia e quajtur Elpida që ka përfshirë Egjeun, pritet të përfundojë të mërkurën, pasi tashmë ka bllokuar rrugët dhe aeroportin.

Por, nëse moti në Turqi zgjatë i tillë, Batatina tha se shpreson që do të shtyhen ndeshjet e Kupës

“Ne jemi deri me datën 4 shkurt në Antali po nese vazhdojnë kushtet klimatike besoj që do të shtyhen edhe ndeshjet e Kupës edhe kampionatit se paku për një jav sepse mundemi me i lëndu lojtarët dhe nuk kemi fusha adekuate për ndeshje”- përfundoi Batatina.

Garat në stinorin pranveror fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt dhe Viva Fresh Liga e Parë më 19 e 20 shkurt.

/Insporti.com

You may also like