Atletico Madrid parakalon Betisin në renditje, fitore dramatike e Celta Vigo

by admin
Spread the love

Atletico Madrid ka fituar përballjen direkte përballë Betis dhe është ngjitur në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit të LaLigas.

Djemtë e Simeones triumfojnë 3-1 në “Benito Villamarín” dhe tashmë e shohin veten në zonën Champions, pasi kanë parakaluar në renditje pikërisht Betis.

Joao Felix është protagonisti i sfidës me një dygolësh, ndërsa Lemar ka vulosur fitoren e mërituar të miqve. Atletico zhbllokon sfidën shumë shpejt, por Betis barazon gjithçka në minutat shtesë të pjesës së parë. Joao Felix kalon sërish miqtë në avantazh, ndërsa Lemar shënon golin e tretë, që siguron këtë fitore të madhe.

Një ndeshje dramatike është zhvilluar në “Estadio de Balaídos”, aty ku Celta Vigo ka mposhtur 4-3 Mallorcan e Muriqit, falë një goli të Iago Aspas në minutën e 7-të shtesë. Vendasit luajnë më mirë në pjesën e parë dhe e mbyllin në avantazh 2-1.

Pjesa e dytë bëhet akoma më interesante. Miqtë barazojnë pas një autogoli të Aidoo, por Aspas kalon sërish në avantash Celtan. 3 minuta para përfundimit të takimit, Sevilla barazon rezultatin nga pika e bardhë, por është sërish Aspas që shënon në limitet e kohës shtesë dhe i jep një fitore të çmuar skuadrës së tij. Muriqi ka luajtur gjatë gjithë takimit, por nuk ka lënë shenjën e tij në këtë sfidë. / Oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter

Spanjë – LaLiga / Java e 27-të

Betis- Atl. Madrid 1-3

Tello 45+5’ / Joao Felix 2’, 61’, Lemar 80’

Celta Vigo- Mallorca 4-3

Galhardo 13’, Suarez 25’, Aspas 61’, 90+7’ / Gonzalez 17’, Aidoo 49’ (aut), Sevilla 87’ (pen)

You may also like