Anita Muçaj-Haradinaj: Më gjykuat për kryqin që mbaj, sot e kam bërë “nijet” të agjëroj për Natën e Madhe

by admin
Spread the love

 

 

Ajo madje njoftoi se do të agjërojë sot në natën e madhe, siç njihet në fenë islame, derisa thotë se agjërimin po e mban për hir të shëndetit të mikes së saj, por nuk specifikoi se për kë bëhet fjalë; gazetarja po ashtu thotë se është hera e parë që agjëron në jetën e saj.

“Për të gjithë ata që më kanë pyetur pse mbaj kryq. Dhe më keni kryqëzuar përtej çdo limiti që lejon njerëzillëku, dua të ju them se sot jam me agjërim, për një arsye shumë madhore”, tha Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram.

“Është hera e parë në jetë dhe jo se dua të humb peshë apo të bëj detox (si shumë prej jush që më keni gjyku për kryqin), por dua të them se Zoti është i të gjithëve edhe sakrifica e secilit është ndryshe në këtë botë”.

“Unë besoj në arsye prandaj sot në këtë natë të madhe e kam bo ‘nijet’ me agjëru për hatër të shëndetit të shoqes time”, deklaroi mes tjerash ajo.

Anita Muçaj-Haradinaj është një personazh tejet i njohur në botën e televizionit.

You may also like