Alibeaj : Agron Gjekmarkaj niset nesër drejt SHBA-së, do të zhvillojë takime të rëndësishme

by admin
Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar se nesër deputeti Agron Gjekmarkaj do të vizitojë SHBA, ku u shpreh se Gjekamarkaj do të shkojë në Amerikë, ku do të ketë shumë takime, teksa preferoi mos japë më shumë detaje, duke thënë se deputeti do të flasë vetë për takimet që do të ketë.

“Nesër Gjekmarkaj do të shkojë në SHBA. Atje do ketë takime shumë të mirë. Nuk po jap më shumë detaje, pasi do ta thotë vetë se çfarë takimesh do të ketë ai atje”, u shpreh Alibeaj.

Kujtojmë që Agron Gjekmarkaj, është ndër deputetët që është shprehur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

You may also like