A do të bashkëqeverisë Berisha me Metën? Klevis Balliu habit me përgjigjen

by admin
Spread the love

Klevis Balliu, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me situatën politike në vend, ku u shpreh se Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur edhe më herët dhe kanë pasur sukses. Sipas tij, politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë.

“Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur dhe kanë pasur suksese të mëdha siç është liberalizimi i vizave. Politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë, aq më tepër kur bëhet fjalë për interesat e vendit. Partia e Lirisë del nga thirrja që ka vendi sot. Çfarë mungon në Shqipëri? Liria. Mungesa e lirisë ndihet te qytetarët dhe kjo mungesë sjell nevojën për ndërrimin e emrit. Vendi është në një situatë kritike dhe nuk ka lidhje me të qenit i majtë apo i djathtë.”-shprehet Balliu.

Meta tha se LSI e ka kryer misionin e saj, ndërsa shtoi se tashmë liria dhe referendum do qëndrojë si shpata mbi klasën politike( duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Ramën) si dhe do të çojë përpara procesin e integrimit evropian të vendit.

“Mbizotëron liria, sovraniteti mbi çdo gjë tjetër. LSI e kreu misionin e saj për të zhbllokuar integrimin përmes rotacionit dhe i shërbeu integrimit në mënyrë të vazhdueshme si askush tjetër. Tani është liria dhe referendumi që do të qëndroj si shpata mbi këtë klasë politike që do të na çoj dhe drejt procesit të integrimit evropain të vendi”, ishte deklarata e tij.

Balliu mendon se aktivizimi i qytetarëve drejt krijimit të politikave është i domosdoshëm, por shtoi se duhet një mekanizëm për të mbrojtur votën e referendumit.

“Aktivizimi i qytetarëve drejt krijimit të politikave është i domosdoshëm. Referendum është një mekanizëm, i cili në vetvete nuk është shumë i lehtë. Do duhet të gjendjet një mënyrë për të mbrojtur votën e referendumit.”-tha ai.

You may also like