(VIDEO) Boçvarski: Faza e parë e autostradës Shkup-Bllacë do të përfundojë vitin e ardhshëm

by admin
Spread the love




Edhe një premtim i radhës për autostradën Shkup – Bllacë. Ministri i Transporti dhe Lidhjeve i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Boçvarski premton se faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të përfundojë në vitin e ardhshëm.

Bllagoja Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Punimet ndërtimore në autostradën Shkup – Bllacë zhvillohen me dinamikë të mirë dhe presim që vitin e ardhshëm të përfundojë ndërtimi i fazës së parë dhe të nënshkruhet procedura tendruese për fazën e dytë nga Bllaca në Stankovec”.

Sa i takon shpronësimit të tokave në këtë pjesë, Boçvarski tha se kjo çështje ka përfunduar dhe shtoi se ndërtimi po vijon pa ndërprerë.

Më 16 janar të vitit 2020 u nënshkrua marrëveshje mes  Qeverisë dhe firmës e cila fitoi tenderin për punimet për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup- Bllacë. Vlera e marrëveshjes me kompaninë që e fitoi tenderin për 2 kilometrat e parë kap shifrën 12, 2 milionë euro. Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanopunimet pati thënë se punimet pritet të përfundojnë në afat prej 18 muajsh.

Ndërtimi i 12,5 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë është premtuar vite me radhë. Autostrada do të jetë në gjatësi prej 12.5 kilometrash, në vlerë prej 120 milionë euro.

Ndërkaq, në pjesën e Kosovës, autostrada e emëruar “Arben Xhaferi” u lëshua në përdorim më 29 maj 2019. Ajo është e gjatë 65.56 kilometra, ka dy korsi të trafikut dhe nga një korsi për ndalesë në çdo drejtim, kurse janë ndërtuar 19 ura. Ng ceremonia e përurimit, kryeministri Zoran Zaev, pati premtuar se ajo ngjarje do ta motivonte vendin tonë që pjesën e saj ta mbarojë për një kohë eksprese.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like