Zbardhet padia që PD-ja ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese

by admin
Spread the love

Padinë për vendimin anti-kushtetues të Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti është dërguar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese nga deputetja Grida Duma dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Duma gjatë një deklarate për media është shprehur se PD do të bëjë gjithçka që 120 milion eurot të mos i paguajnë me lëkët e shqipëtarëve, por Edi Rama, iu cili sipas saj është përgjegjës.

Deklarata e Dumës:

“Padyshim fitorja e parë e PD-së është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur. Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe janë të legjitimuar. PD nuk mund të ndalojë në një fitore publike, mediatike. Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove. 120 mln euro i arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë dhe duhet ta paguajnë shqiptarët, shkaktarë janë ata duke influencuar dhe tek gjykatat shqiptare”, tha Duma.

Jeta parlamentare dhe komisioni hetimor nis kur nis parlamenti. S’mund të nisim në prill kur jemi në parlament në shtator. Kemi bërë hapat e parë që në fillimin e parlamentit, nuk jemi të vonuar, por të shpejtuar.”, tha ajo.

You may also like