Zajednica po jetësohet me Albinin kryeministër – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Zajednica është duke u jetësuar me Ablin Kurtin si kryeministër.

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian sot votoi për liberalizimin e vizave edhe për bartësit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë.

Sipas Musliu-Shoshit, kjo do të thotë që Zajednica po njihet ndërkombëtarisht.

“Veç me Albinin kryeministër ndodhë që të bëhet pranimi edhe juridik i ndarjes së komunave me shumicë serbe, më shumë se Asociacion, autonomi brenda territorit të Kosovës!” ka thënë mes të tjerash ajo.

Deputetja e PDK-së shtoi se karshi kësaj, Kurti vetëm po heshtë.

Ky është reagimi i plotë i Musliu-Shoshit:

ZAJEDNICA’ po jetësohet me Albinin kryeministër!

NJOHJA e pasaportave serbe  (që lëshohen nga qeveria e Serbisë) për qytetarët e Kosovës SOT nga Parlamenti Evropian, konkretisht Komisioni për Liritë Civile dhe Çështjet e Brendshme, DO TË THOTË që Zajednica e Albinit po njihet ndërkombëtarisht!

Veç me Albinin kryeministër ndodhë që të bëhet pranimi edhe juridik i ndarjes së komunave me shumicë serbe, më shumë se Asociacion, AUTONOMI brenda territorit të Kosovës!

Strukturat paralele të Serbisë jo vetëm që po funksionojnë por edhe po njihen ndërkombëtarisht ndërsa Albini heshtë! ASNJË FJALË!

You may also like