NJU JORK – Studentët e ”Columbias” bllokojnë ”Hamilton Hall”

by admin
Spread the love

NJU JORK, 30 prill /ATSH/ – Dhjetëra protestues pro palestinezë në Universitetin e Columbias kanë intensifikuar protestën e tyre kundër luftës në Gaza duke pushtuar një ndërtesë akademike, shkruan BBC.

Aktivistët e Universitetit të Nju Jorkut bllokuan ndërtesën ”Hamilton Hall”, herët në mëngjes të martën duke u mbyllur nga brenda.

”Columbia” u bëri thirrje studentëve dhe stafit të qëndrojnë larg kampusit.

”Studentët e Columbias për Drejtësi në Palestinë” (SJP), një nga grupet kryesore të protestës, u zotuan të kundërshtojnë urdhrin e universitetit në një postim në X dhe u bëri thirrje aktivistëve të mbronin kampin.

Grupi më pas njoftuan marrjen nën kontroll të ”Hamilton Hall” duke vënë në dukje se kjo ndërtesë ishte gjithashtu në qendër të protestave studentore në 1968.

Një grupim tjetër, ”Columbia University Apartheid Divest” (CUAD), tha se kishte rikthyer ndërtesën për nder të Hind Rajab, një vajze gjashtëvjeçare e gjetur e vdekur në Gaza në fillim të këtij viti.

Një student e përshkroi kampusin si në një “anarki totale’’ me protestuesit që thyen dritaret e ndërtesës për të hyrë, përpara se të bllokonin dyert me mobilie./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like