(VIDEO) Komisioni Europian me vërejtje për pagat nënmesatare të gazetarëve

by admin
Spread the love




Paga nën mesatare për gazetarët dhe mosrespektimi i të drejtave të punës, është një ndër vërejtjet e Komisionit Evropian në raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut në fushën e lirisë së shprehjes dhe funksionimit të mediave.

Siç theksojnë nga Komisioni Evropian, Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në sferën e lirisë së shprehjes dhe në përgjithësi shënon përparim të kufizuar në raport me rekomandimet e mëparshme të Komisionit Evropian.

RAPORTI I PROGRESIT

“Të ardhurat e shumicës së punonjësve në media, janë më të ulëta se paga mesatare në vend. Të drejtat e punëtorëve gjithashtu shpesh neglizhohen, të tilla si e drejta për pushim vjetor, paga jashtë orarit, ndërrimi i natës ose shtesa të tjera ligjore”.

Në raport thuhet se pasiguria ekonomike vazhdon të jetë një sfidë për gazetarët dhe punonjësit në media dhe fokusi duhet të mbetet në përpjekjet për avancimin e të drejtave të tyre të punës.

RAPORTI IPROGRESIT

“Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të reformuar shërbimin e transmetimit publik, për të siguruar pavarësinë e tij, standardet profesionale dhe qëndrueshmërinë financiare”.

 Në raport po ashtu  theksohet se është i nevojshëm përmirësimi i dialogut të sindikatave me Qeverinë, për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like