VIDEO/ Favoritët triumfojnë në Bundesliga, Union Berlin mund Darmstadt, Dortmund nuk fal në “Signal Iduna Park”

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar sfidat e fundit të javës së 19-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku nuk ka patur asnjë surprizë, me favoritët që nuk kanë gabuar e më konkretisht, skuadra e Union Berlin ka arritur të sigurojë 3 pikët përballë Darmstadt, ndërsa “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund nuk kanë falur në “shtëpi”, ndaj Bochum.

Kështu, kryeqytetasit e Union Berlin kanë bërë detyrën, në “Stadion An der Alten Forsterei”, duke mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Darmstadt. Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 62’-të të saj, ku pas një pasimi të bukur të Schafer, sulmuesi 22-vjeçar, Bennedict Hollerbasch dërgon topin në rrjetë për t’i dhënë një fitore të vyer skuadrës së tij.

Në krahun tjetër, “Verdhezinjtë” e Edin Terzic janë treguar të pamëshirshëm, në “Signal Iduna Parl”, duke mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Bochum. Një tripletë e “bomberit” gjerman, Niclas Fullkrug, në minutat 7’, 72’ e 91’ nxorri totalisht “të pavlefshëm” autogolin e Schlotterbeck, të regjistruar në fundin e pjesës së parë, duke siguruar kështu 3 pikë të vyera, në garën për një “biletë” të UEFA Champions League.

Kështu, pas këtyre rezutlateve, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund ngjiten në vendin e 4-t të renditjes, duke parakaluar me 3 pikë, “Demat” e RB Leipzig, që ndodhen një pozicion më poshtë me 33 pikë. Në krahun tjetër skuadrat e Bochum, Union Berlin e Darmstadt ndodhen në vendet 14, 15 e 18 të tabelës, me respektivisht nga 20, 17 e 11 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Union Berlin 1 – 0 Darmstadt 

Borussia Dortmund 3 – 1 Bochum 

You may also like