(VIDEO) Dorëhiqet kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cervenkovska

by admin
Spread the love




Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e saj. Vendimin ajo e ka bërë të ditur në fillim të seancës së sotme të Këshillit Gjyqësor. “Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor”, tha Cërvenkovska në fillim të seancës dhe u largua nga salla.

Ndërsa  më pas me anë të një komunikate për mediat I tregoi arsyet e dorëheqjes. Ajo theksoi se menjëherë pas zgjedhjes së saj në këtë funksion, filloi ndjekja mediatike me qëllimin përfundimtar të japë dorëheqje pasi zgjedhja e saj si kryetare nuk korrespondonte me grupin e “elitës biznes-gjyqësore”.

PAVLINA CËRVENKOVSKA

“Deri më sot, ndjekja nuk është ndalur përmes shpërndarjes së informacionit të rremë për gazetarët, ndërsa në vazhdimësi janë penguar dhe me vetëdije janë zvarritur proceset e brendshme në Këshill, të cilat janë të një rëndësie kyçe për detyrat e kryera me sukses dhe për funksionimin e gjyqësorit”.

Cërvenkovska thotë se situate është për të ardhur keq  dhe se në vend që t’i përkushtoheshin aktiviteteve dhe reformave dhe përmirësimit të situatës në drejtësi, sipas saj për dikë u bë më e rëndësishme se si ta sulmojë atë dhe si të dëmtohen  projektet.

PAVLINA CËRVENKOVSKA

 “Shpresoj që kryetari i ardhshëm do të jetë i përshtatshëm për këtë elitë biznes-gjyqësore. U jam mirënjohëse atyre kolegëve që treguan respekt dhe më mbështetën në synimet e mia për të ndryshuar diçka, por megjithatë Këshilli si organ kolektiv vendos se në cilën rrugë do të lëvizë gjyqësori”.

Dorëheqja e Cërvenkovskës vjen pas seancës së fundit të Këshillit Gjyqësor, kur pati rebelim të shtatë anëtarëve të zgjedhur nga gjyqtarët që penguan kalimin e listës së gatshme për votim për pozitat kyçe në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Pavlina Cërvenkovski u zgjodh kryetare e Këshillit Gjyqësor më 28 prill 2021. Ajo u zgjodh unanimisht  nga të  gjithë 12 anëtarët Këshillit Gjyqësor që ishin të pranishëm në seancë. Ndërsa  si anëtare të Këshillit Gjyqësor, Kuvendi e zgjodhi Cërvenkovskën në dhjetor të vitit 2020.

/SHENJA/


You may also like