(VIDEO) Dauti: Ka ngecje të investimeve kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët

by admin
Spread the love




Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët. Ajo ka deklaruar se kjo është e dukshme edhe  në rastin e autostradave të cilat lidhin Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës.

ILIRE DAUTI, DEPUTETE  

“është shqetësuese….transparenca buxhetore mungon maksimalisht…”

Deputetja Dauti,  ka folur edhe për digjitalizimin e gjykatave. Ajo mendon se nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet, ndërsa theskon se për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. “11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë”, tha ajo.

ILIRE DAUTI, DEPUTETE    

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”  

Deputetja Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, deklaroi gjithashtu se qeveria e tanishme njihet për rritjen e tatimeve dhe kontributeve.

Ajo ka kritikuar faktin se janë rritur kontribuetet ndërkohë që shërbimet shëndetësore nuk janë rritur. /SHENJA/

 

 


You may also like