UKRAINË- Kievi përditëson rrugët e kryeqytetit duke hequr emërtimet ruse

by admin
Spread the love

KIEV, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Hartat e Kievit u përditësuan pasi zyrtarët e qytetit filluan një përpjekje për të riemërtuar 95 rrugë dhe sheshe me emra rusë ose sovjetikë, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitali Klitschko.

Rrugët e kryeqytetit ukrainas të emërtuara sipas shkrimtarëve rusë të shekullit të 19-të si Aleksandër Pushkin, Leo Tolstoi, Anton Chekhov, Ivan Turgenev dhe Mikhail Lermontov kanë ndryshuar emra.

I njëjti fat i palavdishëm shtrihet edhe tek filozofët komunistë me origjinë gjermane Karl Marks dhe Friedrich Engels, për të cilët u emëruan shumë rrugë në të gjithë Bashkimin Sovjetik.

Emra të tjerë që nuk zbukurojnë më rrugët e kryeqytetit ukrainas përfshijnë ato të liderëve ushtarakë sovjetikë të Luftës së Dytë Botërore, si dhe ato që lidhen me qytetet ruse si Moska, Rostov-on-Don dhe Magnitogorsk.

Pavarësisht se lindi në Kiev, shkrimtarit rus Mikhail Bulgakov, një nga shkrimtarët më të mëdhenj në Bashkimin Sovjetik, iu hoq edhe emri.

Të gjitha rrugët në fjalë tani do të marrin emra ukrainas, duke përfshirë ‘’Rrugën e Heronjve të Regjimentit Azov’’, një referencë për një grup ushtarësh ukrainas që qëndruan për javë të tëra kundër forcave ruse në Mariupolin e goditur në fillim të këtij viti.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like