U dëmtua në derbi kundër Interit, zbulohet gjendja e Alessio Romagnoli

by admin
Spread the love

Alessio Romagnoli lehtëson trajnerin e Milanit, Stefano Pioli. Kapiteni i kuqezinjve u dëmtua në derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë.

Ai la fushën e blertë në mesin e pjesës së parë dhe më pas në mediat italiane u raportuar për një dëmtim në aduktorin e kofshës së majtë.

Sot, sipas asaj që raporton Ansa, pas kontrolleve mjekësore ditën e sotme, është vënë re që për Romagnoli nuk ka një dëmtim muskulor.

Kështu ai me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Napolit. Gjatë këtyre ditëve ai do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, që të mos rrezikojë dëmtim. / oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook

You may also like