Tomori: Ta mbyllim në mënyrë perfekte javën, nuk mendojmë për kreun

by admin
Spread the love

Fikayo Tomori është rikuperuar plotësisht dhe ndaj Sampdorias do të jetë titullar. Mbrojtësi anglez, para ndeshjes, ka folur për DAZN:

“Një ndeshje shumë delikate, ne e dimë këtë. Gjithsesi jemi gati. Shpresoj që ta fitojmë këtë ndeshje dhe të mbyllim në mënyrë perfektë këtë javë. E kemi përgatitur këtë ndeshje si çdo ndeshje. Duhet të bëjmë gjërat e duhura dhe shpresojmë të fitojmë”.

“Personalisht ndihem mirë, jam i lumtur që më në fund rikthehem në fushë me ekipin në ‘San Siro’. Shpresoj të kthehem me fitore sot”.

“Vendi i parë? Ne nuk mendojmë për këtë, ne mendojmë për të fituar. Pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Tomori. / oversport.tv

You may also like