SHBA – Biden: Zgjidhja me dy shtete më e rëndësishme se kurrë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden riafirmoi qëllimin e një zgjidhjeje me dy shtete për Izraelin dhe popullin palestinez në një fjalim pas lirimit të së premtes të pengjeve të parë të mbajtur nga Hamasi.

“Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, ne duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme”, tha dje Biden.

“Ne duhet të ripërtërijmë vendosmërinë tonë për të ndjekur këtë zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët një ditë mund të jetojnë krah për krah në një zgjidhje me dy shtete me masë të barabartë lirie dhe dinjiteti”, tha ai.

“Dy shtete për dy popuj. Dhe tani, kjo është më e rëndësishme se kurrë. Hamasi e nisi këtë sulm terrorist sepse ata nuk kanë frikë asgjë më shumë se izraelitët dhe palestinezët që jetojnë krah për krah në paqe”, shtoi Biden.

”Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës është e barabartë si t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like