Real Madrid i vendos ultimatum Asensios për rinovimin!

by admin
Spread the love

Marco Asensio nuk është i bindur nga oferta që Real Madridi i ka paraqitur për të rinovuar.

Prej verës së kaluar propozimi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye ai ende nuk ka firmosur rinovimin me “Los Blancos”, për këtë arsye ai firmosi me Jorge Mendes.

Agjenti ia ka ofruar lojtarin shumë klubeve, por nuk ka arritur të gjejë asgjë që mund ta kënaqë spanjollin, i cili aktualisht fiton 5 milionë euro neto dhe kërkon ngritje rroge si dhe garanci për minutat në fushën e lojës.

Mediet spanjolle raportojnë se Reali i ka vendosur ultimatum lojtarit, duke i kërkuar atij që të japë një përgjigje përfundimtare, në mënyrë që të përgatisë ekipin për vitin e ardhshëm.


Top Channel

You may also like