Rashkaj lë të hapur mundësinë për trajner të Kosovës: Për kombëtaren çdo herë jam gati

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti i Kosovës, Anel Rashkaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë përzgjedhës i “Dardanëve”.

Megjithëse sipas Rashkajt, trajneri i ri i Kosovës duhet të përzgjidhet pas një analize të thellë, derisa e sheh Ilir Dajën si një alternativë serioze për ta pasuar Glihan.

“Duhet të analizohet thellë gjithçka nga fillimi deri në fund dhe pastaj të ulemi dhe ndoshta nuk kemi nevojë të ngutemi shumë sepse e dimë që ndoshta deri në shtator të vitit të ardhshëm nuk kemi ndeshje zyrtare dhe kjo bënë që ndoshta mund ta analizojmë situatën edhe më mirë dhe normal duhet të shohim se çfarë kemi bërë gabim, ku kemi dështuar dhe të mundohemi t’i mbulojmë ato gabime që i kemi pasur dhe në të njëjtën kohë të analizojmë për të ardhmen se çfarë na nevojitet, çfarë profili i trajnerit na nevojitet, çfarë i përshtatet këtij ekipi…Trajner vendor mendoj që për momentin nuk besoj që ka, përveç Ilir Dajës nëse e quajmë vendor që është te Ballkani. Ilir Daja mendoj që ka bërë një sukses shumë të mirë te Ballkani, po ashtu stili i lojës së tij më ka pëlqyer, por tani a është i mjaftueshëm për kombëtare, është e vështirë të të them sepse aty ka shumë emra që diskutohen.”, deklaroi Rashkaj.

Ish-kapiteni i parë ka shprehur gatishmërinë e tij që të jap kontribut në zhvillimin e kombëtares, nëse Federata e Futbollit e sheh të nevojshme një gjë të tillë.

“Sa më përket nga ana ime, normal që çdoherë kam qenë i hapur për kontribut në kombëtare dhe nuk i dihet në të ardhmen se si rrjedhin gjërat, por të shohim se si rrjedhin gjërat, por normal që për kombëtaren çdoherë kam qenë i hapur.”, ka thënë Rashkaj në fund.

Rashkaj ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës gjatë viteve 2014-2020, ku pati 14 paraqitje, ndërsa në fillim të këtij viti i dha fund karrierës së tij si futbollist./KP

You may also like