Princi saudit u dhuron nga një Rolls Royce të gjithë lojtarëve pas suksesit ndaj Argjentinës

by admin
Spread the love

Të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite kanë marrë si dhuratë nga një makinë “Rolls Royce”, që vlen gjysmë milionë dollarë, si vlerësim pas fitores historike ndaj Argjentinës në ndeshjen debutuese në Kupën e Botës 2022.

Sipas mediave arave është kjo dhurata që princi Mohammed bin Salman Al Saud ka dashur tu bëjë heronjve kombëtarë pas suksesit të pabesueshëm përballë Messit me shokë. Dhurata e veçantë është një Rolls Royce Phantom. Nëse bën një llogari të thjeshtë, princi ka shpenzuar rreth 13 milionë dollarë për të kënaqur të gjithë 26 lojtarët e trajnerit Renard.

23 nëntori ishte një ditë feste kombëtare në Arabinë Saudite dhe entuziazmi është në maksimumin në vend, madje synohet një tjetër surprizë përballë Polonisë. Nëse arrihet një tjetër sukses, kush e di se cila do të jetë dhurata e radhës e familjes mbretërore. / Oversport.tv

Foto: Rolls-Royce Motor Cars Twitter

You may also like