Ndërhyrje në sistemin GPS? Estonia akuza Rusisë, pezullon fluturimet për… – Shqip

by admin
Spread the love

Estonia akuzon Rusinë për shkeljen e rregullave të hapësirës ajrore ndërkombëtare duke ndërhyrë në sistemin e saj GPS. Ministri i jashtëm i vendit baltik ka bërë me dije se do ta ngrejë çështjen me vendet aleate në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kompania finlandeze “Finnair” njoftoi një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të tij në qytetin e dytë më të madh estonez atë të Tartu për një muaj për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme me sistemin GPS që penguan dy avionë të ulen.

Pronarët e linjës finlandeze të transportit bënë me dije se e dinin nga erdhi ndërhyrja në sistem, por në të kaluarën ka patur probleme të ngjashme pranë enklavës ruse të Kaliningradit dhe kufirit lindor të Finlandës me Rusinë. Që nga viti 2022 ka patur një rritje të incidenteve të ngjashme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like