(VIDEO) Siljanovska: Jam kandidate e denjë, Pendarovski: Mos u ndikoni nga rrethi i parë!

by admin
Spread the love

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se më 8 maj pret një vullkan politik. Ajo tha se konceptet “Maqedonia Krenare” dhe “Maqedonia juaj” janë binjake sijamezë. Siljanovska theksoi se qytetarët janë frymëzimi i saj, burimi i konceptit “Maqedonia krenare”, duke potencoi se Maqedonia dhe Ballkani mund të bëhen një kënd i denjë, standard dhe europian për të jetuar.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, KANDIDATE PËR PRESIDENTE NGA VMRO-DPMNE

“Nuk mund të harroj ata që në mua e njohën kandidatin e denjë për president, VMRO DPMNE-në, grupin parlamentar, por edhe njerëz që nuk janë të përcaktuar nga partia, që nuk janë të interesuar për politikë, por dalin sepse unë i frymëzoj. Ne nuk duhet të japim më të mirën e Maqedonisë. Ne duhet të luftojmë për ta. Lufta filloi sigurisht me argumente, me debate me projekte dhe fare lehtë mund ta përcaktosh se kush ka program dhe projekte, e kush nuk ka asgjë”.

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski në tubimin e djeshëm në Tetovë  i këshilloi qytetarët që të mos dekurajohen nga shifrat e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe theksoi se bëhet fjalë për oferta diametralisht të kundërta nga dy kandidatët për president.

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA LSDM

“ Është një dilemë që është thelbësore, konceptet tona nuk ndryshojnë në nuanca, konceptet tona janë drastike të ndryshme. Ata propozojnë rishikimin e të gjitha dokumenteve mbi të cilat qëndron shteti, stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i tij ekonomik dhe propozojnë rishikimin e të gjitha dokumenteve që na bënë anëtarë të NATO-s dhe një vend që negocion me BE-në. Ne ofrojmë një koncept që është testuar deri tani dhe e shihni se ku kemi arritur”.

Pendarovski kërkoi nga qytetarët që të mos iu nënshtrohen manipulimeve politike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like