Princi Harry u lejua të largohej shpejt nga baza e helikopterëve pas ardhjes së panjoftuar të kontrollit të drogave (fotot)

by admin
Spread the love

Baza ushtarake ku aderonte princi britanik mbrohej nga roje të armatosura në vitin 2011 kur erdhi pa paralajmërim grupi ushtarak i testimit të drogave.

Por Harry — i cili ka pranuar më parë se ka përdorur kanabis dhe kokainë kur ishte adoleshent — iu dha leje e veçantë për t’u larguar nga baza ajrore e Wattisham, në veri të Britanisë.

E përditshmja vendase The Sun shkruante sot se përfaqësuesit e princit kishin kërkuar të shkonin në Londër për “çështje urgjente të pallatit mbretëror” edhe pse ai kishte ardhur prej andej vetëm para disa ditësh.

Teksa largoheshin në makinën e tyre sportive Audi A3, miqve që e shoqëronin u ishin marrë mostra të urinës ndërsa Harry ishte i vetmi që nuk ishte testuar.

Gazeta shkruan se kjo nuk sugjeron se 38 vjeçari Harry mund të ketë marrë droga gjatë shërbimit me forcat e armatosura britanike, dhe as se ka shmangur qëllimisht testimin.

Por në librin e tij të fundit autobiografik ai pranon se konsumonte kanabis dhe kokainë para se të hynte në ushtri në vitin 2005, si deh se ka marrë kërpudha haluçinogjene pas largimit nga ushtria në 2015.

Harry ka qenë me skuadronin ajror 656 , të regjimentit 4 në forcat ajrore.

Dje majori i njësisë së tij Mark “Oz” Wilson, i cili kishte përgjegjësi për disiplinën, tha: “S’mund ta besoja që atë e lanë të shkonte.”

50 vjeçari Wilson, 50 — i cili nuk është më me forcat e armatosura — shtoi: “Ai sapo ishte kthyer nga periudha e lejes që kishte marrë për martesën e Princit Ëilliam”.

“Nëse nuk bën testin pasur nuk je në kamp, normalisht e prenoton ta bësh sa më shpejt të jetë e mundur në vendndodhjen e ardhshme”.

Harry më pas kaloi trajnimin për pilotimin e helikopterit Apache dhe u dislokua në Afghanistan një vit më vonë, për çka ai tha së fundmi se ka vrarë 25 militantë talibanë, siç thuhet në biografinë e tij të fundit.

Dje pas publikimeve skandaloze në llibrin e tij të kujtimeve zyrtarë të lartë në Afganistan dënuan komentet duke thënë se ata që ka varë princi britanik nuk ishin “gurë shahu”.

Në librin e shumë-reklamuar të princit Harry ai shkruan mes të tjerash sesi “shkatërronte militantët armiq”, gjatë gjashtë misioneve që ka kryer atje.

Duke kujtuar vrasjet princi pranonte se nuk i konsideronte ato njerëz, por si “gurë shahu”  që duheshin eliminuar nga fusha e lojës, teksa ka shërbyer me ushtrinë në linjën e betejës në Helman si dhe si pilot dhe mitralier i helikoperëve Apache.

Në përgjigje të pohimeve të papritura të princit, luftëtari i vjetër taliban Anas Haqqani tha në një koment: “Zoti Harry! Ato që ti ke vrarë nuk ishin gurë shahu, ishin njerëz, ata kishin familje që i prisnin të ktheheshin në shtëpi.”

“Mes vrasësve të afganëve, jo shumë kanë pasur guximin të tregojnë për krimet e luftës që kanë kryer”.

Princi ka thënë se ka vrarë 25 luftëtarë dhe se ‘nuk i konsideronte ata njerëz’ teksa i shënjestronte me mitralozin e helikopterit.