Pilula e parë në botë për trajtimin e depresionit pas lindjes, merr miratimin e FDA-së në SHBA

by admin
Spread the love

Pilula e re që supozohet të trajtojë depresionin pas lindjes, ka marrë më në fund miratimin e saj nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Sipas raportimeve, kjo pilulë do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit në vetëm tre ditë. Kjo është pilula e parë orale e krijuar për të trajtuar këtë problem shëndetësor me të cilin përballen gratë. Më parë, depresioni pas lindjes trajtohej vetëm me injeksione të dhëna nga ekspertë të kujdesit shëndetësor. Prodhuesit e këtij ilaçi të ri deklaruan se pilula do të vihet në dispozicion  këtë vit.

Depresioni pas lindjes është një gjendje që përjetohet nga pothuajse gjysmë milioni gra në SHBA çdo vit. Sipas të dhënave, një në shtatë gra përjetojnë simptoma të rënda. Kjo gjendje është e ngjashme me simptomat e depresionit, por gjithashtu mund të jetë më e rëndë për disa gra. Simptomat janë:

-Trishtim

-Humbje energjie

-Mendime vetëvrasëse

-Ulje e aftësisë për të ndjerë kënaqësi ose dëmtim njohës

Gjithçka rreth pilulës

Ekspertët thonë se ky ilaç do t’i ndihmojë gratë të përballen me emocione ekstreme dhe të ndërlikuara, të cilat ndonjëherë mund të bëhen kërcënuese për jetën. Provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tre ditëve. FDA tha se efekti i ilaçit u ruajt katër javë pas dozës së fundit. Ja çfarë duhet të dini për pilulën:

Kjo pilulë është një version sintetik i allopregnanolone, i cili është një nënprodukt natyral i hormonit progesteron. Pilula vepron në receptorët GABA në tru. Receptorët GABA janë një rrugë kryesore sinjalizuese që ndihmon në rregullimin e stresit dhe humorit tek një person.

GABA njihet për qetësimin e sistemit nervor. Njerëzit që përjetojnë simptoma të mëdha të stresit dhe depresionit mund të kenë nivele të ulëta të këtij kimikati në trupin e tyre.

Efektet anësore të pilulës

Ekspertët thonë se kjo pilulë është vërtetuar të jetë efektive, por gjithashtu vjen me disa efekte anësore si:

-Përgjumje

-Marramendje

-Diarre

-Lodhja

-Ftohja e zakonshme

-Infeksion të traktit urinar


Top Channel

You may also like